Osmani: Sulmuesit e KFOR-it në veri janë po të njëjtit që sulmuan policinë në Banjskë, mosdënimi është inkurajim për ta

"Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë, duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin dhe agresionin terrorist të 24 shtatorit dhe, po ashtu, për sulmin e majit ndaj KFOR-it. Në vend se t’i ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështesë ata në planifikim të sulmeve të reja ndaj Kosovës”, ka deklaruar presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Prishtinë më 20 nëntor, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë të përbashkët për media me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar dënimin e agresionit të Serbisë më 29 maj në veri ndaj KFOR-it dhe atë të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se sulmuesit e trupave të KFOR-it më 29 maj në veri janë po të njëjtit që organizuan sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, dhe nëse nuk dënohet agresioni i Serbisë do të përsëritet sërish me sulm ndaj Kosovës.

Tutje, Osmani ka theksuar e të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi.

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se Serbia të ekstradojë terroristët, vazhdon t’i mbështesë ata. Zoti Stoltenberg, ju pata paralajmëruar në konferencë për media se nëse sulmuesit e trupave në maj që udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar, do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Dhe kjo ndodhi. U përsërit. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n që e sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, mosdënimi i agresionit është inkurajim për ta që ta sulmojnë Kosovën dhe rajonin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtar, pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qenësor, prandaj shtoi se ky institucion i sigurisë mund të llogarisë Kosovën si partnere të saj.

Osmani tutje ka shtuar se Kosova qëndron në një anë me NATO-n, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë terroristët.

“Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s, edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdon që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë, Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës është multietnike dhe është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in, dhe se NATO-ja duhet të përcjellë një mesazh të qartë ndaj Beogradit: tërheqjen e trupave serbe nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe mbylljen e qendrës humanitare serbo-ruse në Nish të Serbisë, që, sipas Osmanit, shërben si një qendër spiunazhi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika