Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu drejtua sot qytetarëve, e në veçanti fëmijëve aktivistë për mbrojtjen e mjedisit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu drejtua sot qytetarëve, e në veçanti fëmijëve aktivistë për mbrojtjen e mjedisit.

Osmani tha se “Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu drejtua sot qytetarëve, e në veçanti fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit me një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së planetit tonë, urgjencën për të trajtuar sfidat mjedisore, si dhe rëndësinë e veprimit kolektiv për to”, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani tha tutje se, përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetja e vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim yni i çdoditshëm.

“Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika