Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, në 22-vjetorin e vrasjes.
Osmani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri.
“22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur. Vepra e kolonel Tahir Zemajt, si një udhëheqës i paepur dhe guximtar, vazhdon të frymëzojë brez pas brezi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani thotë se emri i kolonelit do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi, ndaj zbulimi i autorëve të vrasjes dhe vënia para drejtësisë janë të domosdoshme.