Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Osmani dhe Radev kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Osmani përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Gjatë samitit të Budapestit, për tri ditë me radhë, Osmani ka takuar liderë të vendeve të ndryshme.