Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidencës, duke shtuar se Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.