Osmani takohet me Abazoviqin, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, të martën është takuar me kryeministrin në detyrë të këtij vendi, me të cilin ka diskutuar rreth politikës së fqinjësisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dyja vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar të martën e 7 shkurtit me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë takimit të mbajtur ata janë dakorduar për përmirësim të bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore që mund të lidhin dy vendet.

Abazoviq ka shkruar një postim në llogarinë e tij në Facebook pas takimit me Osmanin, ku është shprehur se Mali i zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon.

“Mali i Zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë. Sot me shumë kënaqësi pritëm Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë”, ka shkruar Abazoviq.

Një reagim rreth takimit me Abazoviq, e kishte bërë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar në rrjetin e saj në twitter, që ka thënë se më kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviq kanë diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik.

Derisa ka shtuar se do të vazhdohen përpjekjet për të hapur kapituj të rinjë bashkëpunimi.

“Së bashku me kryeministrin Dritan Abazovic, diskutuam rëndësinë e madhe të integrimit euroatlantik për vendet demokratike të rajonit tonë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur qëllimin tonë të përbashkët dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika