Osmani takohet me Alice Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me një takim me kryeshefen e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, këtë të hënë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me një takim me kryeshefen e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kështu bëri të ditur vetë presidentja në llogarinë e saj në platformën ”X”, teksa të njëjtin takim e cilësoi si të shkëlqyeshëm.

“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit të energjisë në vendin tonë, padyshim do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike elastike dhe inovative”, shkroi ajo.

Ndryshe, Osmani, gjatë qëndrimit të saj në qytetin New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika