Osmani takohet me ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë kësaj të premteje ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë kësaj të premteje ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Pamje nga takimi

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”, njofton Presidenca.

Osmani ka vlerësuar raportet me Francën dhe ka konfirmuar partneritetin e bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika