Osmani takohet me Gjukanoviqin, pritet me nderime të larta shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta shtetërore në Mal të Zi nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta shtetërore në Mal të Zi nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, të martën e 7 shkurtit.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në agjendën e presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës.

Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika