Osmani takohet me guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e tetë majit është takuar me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit.

Kështu njoftoi vetë presidentja Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke iu ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv”, shkroi Osmani.

Presidentja e ka falënderuar guvernatorin për vendimin që sot ia dorëzoi, nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë, në Teksas.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika