Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për bashkëpunim bilateral mes dy vendeve

Në takimin mes presidentes Vjosa Osmani dhe ambasadorit Jeff Hovenier është diskutuar dhe për miratimin e Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.

Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

“Me këtë rast, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lart punën e institucioneve në të dyja anët”, ka njoftuar Presidenca.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuar nevojën, gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrëndimit të vazhdueshëm, me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika