Presidentja, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, gjatë bisedës u rikonfirmuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat kyçe si siguria, zhvillimi ekonomik, dhe investimet amerikane në Kosovë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftim.