Osmani takohet me Hovenier, thotë se draft-statuti i Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në këtë takim, Osmani ka theksuar se propozimi për draft-statutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Osmani ka theksuar se propozimi për draft-statutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, ka njoftuar Presidenca.

Ajo ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika