Gjatë kësaj të shtuneje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se kanë pasur një bisedë të mirë me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, derisa e ka cilësuar atë si mik të madh të Kosovës dhe të njerëzve të saj.
Osmani ka thënë se në vitin 1999, Joschka Fischer, si ministër i Jashtëm Gjermanisë ka luajtur rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë.
A good conversation with Joschka Fischer, a great friend of 🇽🇰 & its people.
Just like in ‘99, when as 🇩🇪FM he played a crucial role in NATO’s intervention to stop the war in🇽🇰, he remains a strong advocate for human rights & democracies standing united against autocracies. pic.twitter.com/qhtJVjEdJo
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 17, 2023