Osmani takohet me Këshillin e Prindërve: Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë

Para takimit me përfaqësuesit e sindikatave dhe të Qeverisë, Presidentja Osmani është takuar me përfaqësues të Këshillit të Prindërve, të Këshillit të Nxënësve  dhe përfaqësues nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve

Foto përgjatë takimit të Presidentes Osmani me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve  dhe përfaqësues nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e Prindërve.

Përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, Osmani është takuar me Jeton Demin dhe Labinot Salihun, Këshillin e Nxënësve  në përbërje të Ditjon Fetahu dhe Hekuran Muja si dhe Donjeta Kelmendin nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për të tejkaluar krizën në arsim”, ka shkruar Osmani.

Postimi i Presidentes Osmani, në Instagram

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të Qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.

Takimi pritet të realizohet në orën 15:00, të shtunën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika