Në kuadër të takimeve në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 që po mbahet në Dubai, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të shtunën me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala.
E para e shtetit ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e madhe e rrugës euroatlantike të vendit.
“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Czechia is an important ally of Kosovo and an ardent supporter of our country’s Euro-Atlantic path.
During #COP28, I thanked Prime Minister @P_Fiala for Czechia’s support and expressed our commitment to continue bolstering our bilateral ties. 🇽🇰🇨🇿 pic.twitter.com/8Y2hRVsnbk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023