Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin slloven, Robert Golob në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Evropianë në Pragë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentës.
Tutje në këtë njoftim thuhet se Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Presidentja Osmani vlerëson mbështetjen e Sllovenisë edhe në rrugëtimin e Kosovës në anëtarësimin në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.
Osmani shtoi se “Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë” me kryeministrin Golob.