Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kalifornisë.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Kosova dhe Kolumbia janë dy vende që e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.
“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murill”, thuhet në postimin e Presidentes.