Osmani takohet me Möller, diskutojnë për dialogun dhe sfidat e sigurisë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani në takim me sekretaren parlamentare të shtetit në ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller, ka shprehur falënderimin rreth përkrahjes së Gjermanisë për Kosovën

Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sekretaren parlamentare të shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe për procesin e dialogut.

“Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë takim, Osmani ka shprehur falënderimin për përkrahjen e Gjermanisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika