Osmani takohet me ndihmës sekretaren amerikane, ia shpreh shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë është takuar në New York me ndihmës sekretaren amerikane, Dafna H. Rand.

Osmani bëri të ditur se me të kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për të drejtat e njeriut.

“Takim produktiv në Neë York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Osmani përmes një shkrimi në rrjete sociale.

Presidentja e Kosovës ndër të tjera ia ka shprehur edhe sheqtësimet për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, tha ajo.

Ndryshe shqiptarët në Luginë protestuan të hënën nën moton “Për identitet dhe dinjitet”, e cila u mbajt për herë të dytë brenda dy muajve. Qytetarët shprehën shqetësimet e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave nga ana e autoriteteve serbe.

Në këtë ngjarje morën pjesë figura të rëndësishme, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Arsyet e protestës ishin të shumta, duke përfshirë diskriminimin sistematik dhe mohimin e të drejtave elementare, si përdorimi i flamurit kombëtar dhe pasivizimi i adresave. Këto çështje vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët kërkojnë zgjidhje për situatën e tyre.

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika