Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore.
Osmani njofton se kanë diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dyja shteteve tona,” shkruan e para e vendit.