Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova ka bërë progres drejt integrimit, dhe është koha që BE’ja ta njoh e ta vlerësojë këtë progres.
Ajo kërkoi që BE t’i largojë masat ndaj Kosovës dhe t’i hap rrugë drejt statust të kandidatit.
“Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, shkroi ajo.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/1000032553.jpg)