Osmani takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi është mbajtur në presidencë, ndërkaq mediet në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Presidenti Pendarovski pas takimit me Osmanin do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e të qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe të qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika