Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani ka diskutuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve. Ndërsa, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, Osmani ka takuar edhe kryeministren finlandeze Sanna Marin

Foto gjatë takimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Komunitetin Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë.

Osmani ka diskutuar me presidentin e Zvicrës, për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu, ajo ka thënë se biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministrja finlandeze, Sanna Marin

“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, ka thënë Osmani.

Po ashtu, Osmani ka takuar edhe kryeministren finlandeze, Sanna Marin, me të cilën ka diskutuar për zhvillime të rëndësishme politike në Evropë.

Presidentja Vjosa Osmani me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Ndërkaq, Osmani ka takuar edhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ajo ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.

Osmani falënderon kryeministrin e Belgjikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika