Osmani takohet me Sarrazinin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Në takimin në mes të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe të derguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)

Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim, Osmani e ka theksuar rëndësinë vendimtare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Osmani ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon”, ka thënë presidentja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika