Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Mynih të Gjermanisë është takuar me senatorët amerikanë, Bob Menendez dhe Jeanne Shaheen.
Për takimin me senatorin amerikan Bob Menderez, presidentja Osmani ka thënë se e ka falënderuar për mbështetjen “e palëkundur” për Kosovën.
“E lumtur që u takova me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar presidentja Osmani.
Happy to catch up with @SenatorMenendez.
Thanked him for his steadfast support for the Republic of Kosovo and the commitment to continuously advance our bilateral relations.
🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/OmWoLNIgTK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2023
Ndërsa për takimin me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë se vendosmëria e tyre për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin e tyre strategjik është bërë më e fortë.
“Kënaqësi të takohem me Senatoren Jeanne Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e forte”, ka shkruar presidentja Osmani.
Pleasure to meet with @SenatorShaheen at the Munich Security Conference. Thanked her for her engagement and support for the Republic of Kosovo.
Our determination to further deepening our strategic partnership and cooperation has only grown stronger. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/24piiqkyUr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2023