Osmani takohet me shefat e OSBE-së, temë diskutimi plani 9-pikësh për deeskalimin e situatës në veri

"Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup, Jan Bratu, Majkëll Devenport dhe Kilian Vall. Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së"

Osmani ua prezanton shefave të OSBE-së planin 9-pikësh për deeskalimin e situatës në veri

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh edhe kryesues i misionit të OSBE-së, është takuar me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Osmani bëri të ditur se ua ka prezantuar planin 9-pikësh të OSBE-së, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup, Jan Bratu, Majkëll Devenport dhe Kilian Vall. Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Krahas kësaj, pata mundësinë të prezantoj prioritetet e Kryesimit tonë të OSBE-së të fokusuar në Evropën Juglindore që synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik. Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si një hap kyç drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon. Falënderim i veçantë për ambasadorët Bratu, Davenport dhe Vall për punën dhe përkushtimin e tyre shumë të çmuar në përpjekjet për stabilitet dhe prosperitet”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika