Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Në takim u diskutua për raportet bilaterale dhe partneritetin e dalluar në aspektin e bashkëpunimit zhvillimor.
“Me këtë rast, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë, si dhe për hapat e institucioneve përkatëse, ndërlidhur me planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Sipas njoftimit, thuhet se ata kanë diskutuar edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.