Osmani takon ambasadorin Hovenier, diskutojnë për procesin e dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë

Pamje nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë takimit presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

Po ashtu, gjatë takimit të tyre është diskutuar edhe për momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.

Ndër të tjera, në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit ashtu si në vend edhe në rajon.

Gjithashtu, presidentja në takim me Hovenier ka diskutuar edhe për përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të  Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika