Osmani takohet me ambasadorin Nissinen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit me Finlandën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Finlandës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja riafirmoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Finlandën dhe për ta mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për vizitën e Osmanit në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji. Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Z. Matti Nissinen. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja riafirmoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Finlandën dhe për ta mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për vizitën e Presidentes Osmani në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji. Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika