Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Presidentja, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden, gjatë vizitës në ShBA

President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line with leaders attending the United Nations General Assembly, Tuesday, September 19, 2023, at the Metropolitan Museum of Art in New York City. (Official White House Photo by Adam Schultz)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani në një fotografi që e ka publikuar në Facebook.

Në fotografinë e publikuar nga Osmani, shihet se të dy presidentet ia mbajnë fort dorën njëri-tjetrit, duke treguar aleancën në mes të dy vendeve.

Përveç me Biden, Osmani disa ditë më parë është takuar me sekretarin e shtetit të ShBA-së, Antony Blinken dhe me këshilltarin e lartë amerikan të shtetit, Derek Chollet, gjatë qëndrimit të saj në New York.

Presidentja Osmani, nga 17 shtatori gjendet në New York, ku ka zhvilluar takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare. Vizita po zhvillohet në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika