Osmani takon deputeten Kearns, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me deputeten britanike, Alicia Kearns, në kuadër të Forumit të Dohas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me deputeten britanike, Alicia Kearns.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Forumit të Dohas.

Ajo thotë se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Diskutimet në kohë me një mik të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në forumin e Doha-s, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë- Britani e Bashkuar. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika