Osmani takon deputetin gjerman, flasin për situatën e sigurisë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Osmani ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kundrejt tendencave destabilizuese

Presidentja Vjosa Osmani në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn, 27 mars 2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka pritur në takim deputetin dhe zëdhënësin e Politikës së Mbrojtjes së Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani dhe deputetin gjerman Hahn kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit  mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve  euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, Osmani ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

Sipas Osmanit, Kosova është fuqimisht e përkushtuar në rrugën e integrimit euroatlantik me synim të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Ndërkaq, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, presidentja Osmani ka theksuar se anëtarësimi është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se kjo çështje ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika