Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest.
Përmes një postimi në Faceboom Osmani theksoi se ishte një kënaqësi e veçantë të takonte presidentin e një shteti mik dhe aleat, siç është Turqia.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.
Ndër të tjera, Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.