Osmani takon Hovenierin: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur e shqetësuar me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale të Serbisë gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në takimin e rregullt të martën me Hovenierin, presidentja ka thënë se heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencë.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Tutje, në njoftim thuhet se Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika