Osmani takon ish-anëtarin e ekipit të GJND-së, flasin për punën e përbashkët që në atë kohë çoi në fitoren e Kosovës

Në këtë takim është diskutuar lidhur me punën e përbashkët që ishte bërë në atë kohë, në mënyrë që Kosova të mblidhte argumentet e nevojshme që çuan në fitoren e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë javës ka pritur në takim profesorin e së drejtës ndërkombëtare në Washington, Sean Murphy, i cili ishte anëtar i ekipit përfaqësues të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në rastin që lidhet me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Përmes një komunikate për media nga zyra e presidencës, thuhet se në këtë takim është diskutuar lidhur me punën e përbashkët që ishte bërë në atë kohë, në mënyrë që Kosova të mblidhte argumentet e nevojshme që çuan në fitoren e Kosovës para kësaj gjykate si dhe për sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet edhe sot.

“Siç dihet, ky rast ishte një ndër fitoret më të mëdha në historinë e Kosovës, ku GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

May be an image of 6 people and the Oval Office

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për kontributin e Profesorit Murphy dhe të gjithë ekipit të GJND-së dhe e ka njoftuar atë për disa prej nismave të rëndësishme të institucioneve të Kosovës që kanë për qëllim fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, Osmani e ka uruar profesorin Murphy për çmimin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Prishtinës, si mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin gjyqësor në GjND.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimi me profesorin Murphy edhe në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika