Osmani takon komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s

Osmani në takim me Admiralin, Stuar B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të përbashkëta Aleate të NATO-së, ka theksuar se Serbia duhet t'i tërheq trupat e saja ushtarake nga kufiri me Kosovën

Osmani takon komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së hënë ka takuar Admiralin Stuar B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të përbashkëta Aleate të NATO-së në Napoli.

Siç njofton Presidenca, Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator.

Osmani më tej ka theksuar se Serbia duhet t’i tërheqë trupat e saja ushtarake nga kufiri me Kosovën.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoičić dhe politikisht nga Aleksandar Vučić. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheqë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën pasi ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo vlerësoi angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi dhe e konsideroi atë si veprim të nevojshëm për ta parandaluar përsëritjen e aktit të ndodhur më 24 shtator. Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të NATO-s, në ballafaqimin me sfidat e sigurisë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika