Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim kongresmenin, Mike Turner.
Turner është kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimet e Inteligjencës.
Siç transmeton KP, takimi në mes të Osmanit dhe Turner është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Nga Presidenca është bërë e ditur se pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.