Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Jemi të përkushtuar për të punuar me partnerë në mbarë botën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në San Salvador ka takuar kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey.

E para e vendit me të ka diskutuar për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.

“Në San Salvador, takova Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika