Osmani takon kryeministrin e Çekisë, diskutojnë për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, ka diskutuar në lidhje liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën është takuar me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, me të cilin kanë biseduar “rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së”.

Osmani ka theksuar se vendimi për t’ia liberalizuar vizat Kosovës, është tejet i vonuar.

“Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kabinetin e saj në takim me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala (ana e djathtë në mes)

Përveç liberalizimit të vizave, presidentja Osmani ka bërë të ditur se me kryeministrin e Çekisë, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Po ashtu, sipas presidentes së Kosovës, në këtë takim është diskutuar thellimi i raporteve bilaterale në mes të të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika