Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se si aleatë demokratik, Kosova dhe Luksemburgu janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.
“Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka theksuar presidentja.