Osmani takon nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së

Osmani ka cilësuar Kosovën si të përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe krahas kësaj, edhe me organizatat ndërkombëtare

Nënsekretarja e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo.

Përgjatë vizitës së saj në New York, Osmani ka takuar DiCarlo-në takim ky i cili në focus kishte situatën politike dhe atë të sigurisë në rajon, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, krizën “energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.

Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, SHBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në deklaratën nga Zyra e Presidentes.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se presidentja Osmani shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj. Sipas saj, në raport me dialogun e Serbinë, Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjelltë.

Bëhet e ditur se krahas të lartëcekurave, Osmani ka përmendur edhe ngecjen e Serbisë në çështjen e të pagjeturëve.

“Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Osmani ka ftuar DiCarlo-në në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor, në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika