Vjosa Osmani është takuar me një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Në ditën e Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur një delegacion zyrtarësh nga Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë diskutimit me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të fuqizimit të demokracisë në Kosovë.
“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Temë tjetër e diskutimit ka qenë progresi i Kosovës, dhe angazhimi i përbashkët i mbrojtjes së vlerave, të cilat kanë shërbyer si themel i ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Në nder të Ditës së Presidentit, Osmani ka vendosur lule te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me “Urdhrin e Lirisë”, Presidentja Osmani ka dekoruar Jim Xhema dhe Christopher Hyland.
Në ditën e presidentit, Vjosa Osmani përkujton Ibrahim Rugovën