Osmani takon Papën, Kosova hap misionin special në Selinë e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Papa Françeskun në Vatikan. Gjatë këtij takimi, ajo njoftoi nëpërmjet rrjetit social “X” se Kosova ka hapur një mision special në Selinë e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Papa Françeskun në Vatikan.

Me këtë rast, ajo ka njoftuar në rrjetin social “X” se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.

“E nderuar, të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe kapitull i ri për marrëdhëniet Kosovë-Vatikan.

“Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat, ne angazhohemi që të thellohen”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika