Osmani takon presidentin bullgar diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britani të Madhe, ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vazhdën e këtij samiti, Osmani  është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Osmani theksoi se e ka falënderuar  homologun e saj bullgar, për mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe domosdoshmërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe me anëtarësimin në KiE dhe NATO”, tha Osmani.

Ndryshe, Presidentja Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika