Osmani takon presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në El Salvador, është takuar me presidentin Nayib Bukele. Sipas saj, kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në El Salvador, është takuar me presidentin Nayib Bukele.

Kështu njoftoi vetë presidentja me anë të një postimi në Facebook, ku tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave.

Sipas saj, kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim.

“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën.  Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, shkroi Osmani.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika