Osmani takon presidentin e Estonisë, diskutojnë për thellimin e marëdhënieve mes vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në ShBA është takuar me homologun e saj estonez, Alar Karis. Në takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë

Vjosa Osmani dhe Alar Karis gjatë takimit në New York

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është  takuar me presidentin e Estonisë Alar Karis, në New York, të mërkurën e 21 shtatorit.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

Ndërkaq presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar integrimin euroatlantik dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën e  përmbylljes urgjente të liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë për të cilin Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog, i cili synon një marrëveshje përfundimtare, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Presidentja Osmani ka falënderuar homologun estonez për mbështetjen e vazhdueshme dhënë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika