Presidentja, Vjosa Omsani, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë me presidentin e Gjermanisë, Franz-Walter Steinmeier.
Osmani, nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se e ka informuar presidentin e Gjermanisë për dialogun Kosovë – Serbi.
“E kam njoftuar presidentin për dialogun, dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë në integrimin euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbreti Charles III, të mbajtur të shtunën.
Great to catch up with President Frank-Walter Steinmeier at the King’s #Coronation.
Updated the President on the dialogue, and thanked him for Germany's support for Kosovo's Euro-Atlantic integration. 🇽🇰🇩🇪 pic.twitter.com/oml9cRrMhv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 7, 2023