Osmani takon Scholzin në ShBA: Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur

"Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje", ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se me ftesë të kancelarit gjerman kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se është krenare për partneritetin e palëkundur në mes të dy vendeve, të cilin ka potencuar se do ta forcojnë tutje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika