Osmani takon Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO – qëllimi strategjik i Kosovës

Qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Osmani ka theksuar se qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

Sipas saj, këtij hapi duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe.

“Osmani në takim me shefin e NATO-s, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Po ashtu, ajo ka potencuar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, Osmani ka thënë se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

“Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka theksuar nevojën e bashkërendimit të shteteve demokratike në rajon me NATO-n, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të ndaluar veprimet destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj”, vijon njoftimi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika